×
  • Sport
  • Sport

    Kreu i FFK-së zbulon prapaskenat që Hadërgjonaj të bëhet pjesë e Kosovës

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 21:53

    Florent Hadërgjonaj do të jetë futbollisti i ri që do t’i bashkohet Kosovës në ndeshjet e qershorit, kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi.


    Numri një i FFK-së, Agim Ademi, ka zbuluar prapaskenat e bisedimeve me Hadërgjonajn dhe të afërmit e lojtarit.

    “Me Hadërgjonaj ka qenë një punë dhe bisedë e kahmotshme. Kanë qenë procedura të gjata. Jam i lumtur që me dashuri, jo me interes, ka zgjedhur Kosovën”, tha Ademi në RTK.

    “Në shtëpinë e tyre në njëfarë formë është marrë një lloj miratimi. Më kujtohet kur njëri prej familjarëve ku ishim duke qëndruar në një dhomë, mu drejtuan: ‘Jo që ka me ardh, por e ka obligim me ardh sepse atje i ka rrojt”, tha Ademi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!