Klubi shqiptar “Lugina” që garon në nivelet e ulëta të futbollit në Serbi, është përballur sot me një situatë të pakëndshme.
Në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Levosojes, futbollistet e Luginës janë sulmuar nga futbollistët vendas gjatë ndeshjes.
Në njoftimin e skuadrës në rrjetin social, Facebook, në mes të tjerash thuhet se gjithë ky skenar ishte i përgatitur nga skuadrave vendase, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi nga klubi shqiptar “Lugina”
Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!
Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjerë , klubi Lugina përskaj problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Luginës sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .
Duke ditur cilësinë e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte përgatitur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Luginës ishte përleshja fizike ndaj futbollisteve në mënyrë tinëzare .
Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Luginës ishte dhe kombësia shqiptare klubit.
Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.
Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësisë, organeve Komunale dhe mediave që këtë rast tinëzar në dëm të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojnë në organ më të larta.
Ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si mysafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerueshme.
Klubi Lugina, do te jetë gjithmonë pranë futbollistëve në çdo lloj rasti, e në çdo lloj vendimi. /Reporteri.net/.