Është pothuajse koha që dritarja e transferimeve të hapet dhe Kylian Mbappe do të jetë gjithmonë prej lojtarëve që është i lidhur me një top klub në kontinent, edhe më shumë pas deklaratës së fundit të tij.
Sulmuesi 20-vjeçar ka folur për të marrur përgjegjësi më shumë dhe ka aluduar se kjo mund të jetë jasht Parisi, shkruan Reporteri.net
“Mendoj se kam ardhur në pikën e parë apo të dytë në karrierën time kur duhet të reflektoj”, tha ai në një mbrëmje gala të mbajtur në Francë ku ai u zgjodh lojtari i sezonit.
“Ndoshta është koha të marr më shumë përgjegjësi, e cila mund të jetë në Paris me kënaqësi të madhe ose ndoshta dikund tjetër me një projekt të ri”, i cili la të kuptohet se është duke shikuar mundësinë që të largohet nga Franca.
Kujtojmë që Mbappe u transferua nga Monaco për një shumë rreth 180 milionë euro, ndërsa për një transferim të mundshëm të tij dikund tjetër do të duheshin mbi 200 milionë euro.
Ndryshe Real Madridi është i interesuar për shërbimet e tij./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.