Coca-Cola në Norvegji paraqiti fushatën e Ramazanit me një ndryshim të pazakontë, që është, një shtesë e logos së saj të njohur.
Kompania shtoi në logon e Coca-Cola simbolin e gjysmëhënës, një nga simbolet më të njohura të Islamit dhe muslimanëve, shkruan reporteri.net.
Megjithatë, ky veprim i njërës prej kompanive më të mëdha në botë u komentua me reagime edhe kritika. Ka nga ata që e akuzuan kompaninë për shfrytëzim për fitim të komuniteteve.
View this post on Instagram
Reklame: God Ramadan! Det som forener oss er større enn det som skiller oss. ?
Komuniteti musliman në Norvegji po zhvillohet me shpejtësi dhe sot llogaritet për 5.7 përqind të popullsisë së përgjithshme, prandaj Coca-Cola vendosi të mos shmangë muajin e shenjtë musliman të Ramazanit me fushatën e saj.
Kompania për prodhimin e pijeve të buta në botë ka qenë prej kohësh e lidhur me ikonografinë e Krishtlindjeve, veçanërisht për shkak të fushatave gjatë festave të krishtera në muajt e dimrit. /reporteri.net