Kjo vajzë 18 muajshe është e qeshur dhe lozonjare si gjithë moshatarët e saj, përveçse kur duhet të bëjë banjë.
Ajo është diagnostikuar me Urtikarie Akuagjenike, një alergji shumë e rrallë nga uji që shkakton acarime shumë të rënda të lëkurës.
Mjekët i kanë thënë familjes në Minesota të SHBA-ve se vajza e tyre, Ajvi Angerman, është pacientja më e re në moshë që është diagnostikuar me këtë sëmundje.
Mjekët thonë se kur lahet, Ajvi mund të futet në ujë për vetëm 15 sekonda, përndryshe do t’i digjet lëkura.
Ajo duhet të lahet me ujë të purifikuar, si dhe të jetojë në mjedise me ajër të kondicionuar, ku temperaturat nuk duhet të ngrihen shpesh, transmeton TCH.
Mjekët nga Majo Klinik, një nga më novatoret në SHBA, po përpiqen të gjejnë një mënyrë që t’ia zbutin simptomat, pasi sëmundja ka gjasa të përkeqësohet me rritjen e moshës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.