Fëmijët e fisit Moken, që jetojnë në ishujt jashtë bregdetit të Tajlandës, janë si fëmijët e tjerë në botë, përveç një karakteristike: aftësia për të parë në mënyrë të përkryer nën ujë të kripur.


Ky fenomeni tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga e gjithë bota dhe  po ashtu edhe të studiueses Anna Gislen nga Universiteti i Lundit në Suedi.

Anna zbuloi se këta anëtarë të fisit mund të shihnin disa gjëra nënujore pothuajse aq qartë sa shihnin në sipërfaqe.

Reklamë

Shpjegimi i fenomenit është se ata janë mësuar të hapin sytë e tyre në ujë të kripur, që kur ishin të vegjël dhe kështu arritën kufirin maksimal të adaptimit të kësaj mundësie njerëzore. /Reporteri.net/