×
  • Extra
  • Extra

    E uritur, e torturuar, e harruar: Vajza që la përgjithmonë gjurmë në historinë e studiuesve

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 13:54

    Ajo jetonte brenda katër mureve. Në errësirë, e lidhur. Nuk pa kurrë ndonjë gjë tjetër, përveç dy pjesëve të mobilieve dhe një shkopi prej druri me të cilin e rrihte babai i saj.

    Biseda ishte e ndaluar dhe ushqimi ishte i pakët. Kur mendojmë për fëmijët të cilët kanë bërë jetë të egër, si Mogli dhe Tarzan, duhet të kujtojmë se në të vërtetë këta lloj heronjsh megjithëse nuk komunikonin me njerëzit të paktën, shoqëroheshin me kafshë.

    Mirëpo ka edhe disa heronj të tjerë të cilët rriten në izolim të plotë dhe absolut, shpesh të abuzuar nga prindërit e tyre. Një nga rastet më tronditëse është vajza e quajtur Genie.

    Në vitin 1970, krejt aksidentalisht u zbulua një vajzë që ata mendonin se ishte autistike, me të meta mendore dhe se maksimumi i moshës së saj ishte 7 vjeç. Mirëpo ajo rezultoi se ishte 13-vjeçare dhe se për vite të tëra ishte mbajtur e izoluar, transmeton Reporteri.net.

    Genie, përveç traumës së vet, u bë një rast eksperimental për të gjithë shkencëtarët që donin të provonin se si izolimi absolut nuk ndikon në zhvillimin njerëzor. Pasi babai i saj nuk e toleronte zhurmën, Genie nuk e kishte të lejuar të fliste.  Ajo dinte një duzinë fjalësh që kishte mësuar nga nëna e saj, e cila vetëm një herë në ditë lejohej të shkonte në dhomën ku vajza mbahej e lidhur për një dekadë.

    Në historinë e Shteteve të Bashkuara, nuk kishte pasur asnjëherë një izolim të tillë radikal si rasti i Genie.

    Vëllai, i cili më vonë iku nga shtëpia, e përshkroi atmosferën si një kamp përqendrimi ku babai i tij ecte me një pushkë dhe reagonte edhe ndaj tingullit më të vogël. Por të paktën ai mund të shkonte në shkollë derisa ditët e motrës së saj ishin ferr i vërtetë.

    Ekipi, i cili ishte marrë me vajzën pasi prindërit e saj përfunduan në burg, arriti në përfundimin se shprehjet e vetme që ajo e dinte  ishin: “jo, jo më shumë” dhe “mjaft”, mbase duke iu referuar babait të saj i cili e godiste.

    Sot ajo jeton në një lokacion të fshehtë. Për historinë e saj është realizuar edhe një film./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!