Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sfiduar vetën, duke u larë në një liqen të ngrirë.
Pasi fundjavën e ka kaluar në bregdetin e Shqipërisë, ku edhe ia bëri sefte detit për këtë vit, kryeministri Haradinaj është ndalur për shëtitje në bjeshkë.
Gjatë ditës së djeshme Ramush Haradinaj ka postuar në Facebook se ka vizituar majën e Gjeravicës.
Aty e ka provuar edhe larjen në liqenin e ngrirë.
Express sjell videon në të cilën Haradinaj shfaqet duke u larë në temperatura të ulëta. Madje shoqëruseve të tij u thotë “s’koka shumë ftoftë”.
