Vaksina anti-Covid në pilula mund të bëhet së shpejti realitet.
Këtë konfirmoi për median italiane imunologu amerikan Anthony Fauci sipas te cilit po punohet me kompanine Pfizer për diçka të tillë.
“Unë nuk mendoj se mund ta eliminojmë Covid, por ne mund ta kontrollojmë atë. Do të duhet të vazhdojmë të vaksinojmë me përforcues çdo vit ose çdo 6 muaj. Por ne mund ta ndalojmë këtë pandemi”, siguroi eksperti.
Sipas Faucit, pavarësisht se bota po kalon një periudhë çlirimi për momentin, kjo ka edhe rrezikun në vetvete nëse ulet vigjilenca që mund të rikthejë një valë tjetër të sëmundjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.