×
  • Extra
  • Extra

    Presidentja e Kosovës feston sot ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 9:46

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen.


    Osmani u lind me datë 17 maj të vitit 1982 dhe sot i ka mbushur 39 vjet.

    Ajo është presidentja e dytë grua e Kosovës, pas Atifete Jahjagës.

    Vjosa Osmani shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes në Mitrovicë.

    Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë.

    Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

    Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

    Osmani më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë si dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

    Vjosa Osmani është e martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!