Orët e zgjatura të punës po marrin jetën e mijëra njerëzve në vit. Këtë shqetësim ka ngritur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në studimin e parë global të këtij lloji, rezulton se 745 mijë njerëz ndërruan jetë në vitin 2016 për shkak të goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës, të shkaktuara nga orët e gjata të punës.
Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. OBSH gjithashtu tregon që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Studimi zbuloi se duke punuar me 55 orë ose më shumë në javë shoqërohet me një rrezik 35 % më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17 % më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me një javë pune me gjithsej 35 deri në 40 orë.
Studimi tregoi gjithashtu se pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i orëve të gjata të punës ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.
Pasojat e orëve të gjata të punës, mund të çojnë deri në vdekje në vitet e mëvonshme, ndonjëherë pas disa dekadash për shkak të pasojave.
Sipas OBSH, kur vendet vendosën lockdown kombëtar, numri i orëve të punës u rrit me gati 10 %.
OBSH sugjeron që punëdhënësit ta marrin parasysh këtë studim kur vlerësojnë rreziqet e shëndetit në punë të punonjësve të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.