Aksioni i djeshëm për konfiskimin e drogës në komunën e Lipjanit, u kthye në humor nga qytetarët në grupe të ndryshme në rrjete sociale.


Në shumë nga batutat, u përdorën thënie të bosit të drogës, kolumbianit Pablo Eskobar, shkruan Reporteri.net.

‘Biznesin me drogë e fillova në qytetin e Lipjanit. – Pablo Escobar –“ është një nga ‘meme-t’ e publikuara në rrjete sociale.

Reklamë

Madje qytetarët kanë ironizuar edhe me mungesën e vaksinave, duke postuar fotografi nga aksioni me mbishkrimin “Mbërrin një kamion me vaksina, donacion nga Kolumbia”,

Edhe citati i famshëm i kryeministrit Kurti për Çakorrin, Zhlepin dhe bajrakun, u përshtat me ngjarjen e ditës së djeshme.

“Kolumbia, Kolumbia, Meksika, Meksika. Tap Lipjani e lshut bajrakun”, është një nga batutat.

Reklamë

Disa nga shakatë më interesante, mund t’i shihni në fotografitë e mëposhtme.

Reklamë

Reklamë

Ndryshe nga aksioni i djeshëm janë konfiskuar 400 kilogramë kokainë, armë, para dhe njëkohësisht është arritur të arrestohen shtatë persona të dyshimtë të përfshirë në këtë rast.

Reklamë

Pak më parë Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve. /Reporteri.net