Videoja virale në YouTube ku paraqet dy djem, i cili më i vogli kafshon gishtin tregues të djalit më të madh, do të dalë në ankand nga krijuesit e saj si një njësi e të dhënave NFT.
Dhe kjo nuk është e tëra. Videoja origjinale, e publikuar në YouTube e cila ka rreth 880 milionë shikime, do të hiqet pas përfundimit të procesit të ankandit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, krijuesit e kanë zgjedhur një rast të veçantë për ankandin, më 22 maj. Në atë ditë, do të bëhen 14 vjet që kur videoja është ngarkuar në YouTube.
Në videon gazmore prej 56 sekondash, Harry (djali i madh) dhe Charlie (i riu), të cilët tani janë përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, shihen të ulur në një divan.
Në video Charlie kafshon gishtin e Harryt dy herë andaj edhe videoja është titulluar “Charlie bit my finger”.
https://youtu.be/_OBlgSz8sSM
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.