×
  • Extra
  • Extra

    Zëvendësja e Kurtit ushqehet në zyrë me sandwich dhe coca-cola

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 19:30

    Zëvëndëskryeministrja Emilija Redzepi, e cila vjen nga komuniteti boshnjak në Kosovë, është parë sot duke u ushqyer në zyrën e saj.


    Në një fotografi të postuar nga një asistente e saj, Redzepi shihet duke ngrënë sandwich dhe coca-cola.

    Fotografia që shfaq Redzepin duke ngrënë drekë, është publikuar në të njëjtën ditë të shfaqjes në publik të një fotografie të saj me Numan Baliqin, ish-deputetin e dënuar për sulm seksual.

    Të hënën, në media u publikua një fotografi që dëshmonte mbi një takim të Redzepit me Baliqin. Takimi kishte ndodhur javën e kaluar.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual.

    Baliq është dënuar me dy vite burgim. Në këtë dënim, Baliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

    Po ashtu, ndaj Baliqit u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!