Vera sapo ka nisur dhe çështja e peshës është më e diskutuar se kurrë në këtë sezon. Të gjithë duam të kujdesemi për linjat, në mënyrë që të dukemi sa më në formë në plazh, por nuk keni pse sakrifikoni vaktet tuaja për këtë gjë. Thjesht kujdesuni që t’i përzgjidhni ushqimet dhe sidomos ato që do të konsumoni në darkë.
Më poshtë keni një listë me ushqimet që mund t’i hani në mbrëmje, pa frikën se do të ndikojnë në peshën tuaj.
Djathi
Djathi do të kënaqë receptorët tuaj të shijes dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për trupin ta tresë atë.
Kosi
Kosi grek është perfekt për t’u konsumuar në darkë, pasi nuk përmban shumë yndyrna, por ka shumë proteina. Studimet kanë treguar se proteinat ndihmojnë trupin të djegë më shumë kalori gjatë ditës.
Biskota me drithëra
Biskotat me drithëra janë të lehta dhe përmbajnë karbohidrate të mjaftueshme për t’ju bërë të ndiheni të ngopur.
Vezët
Një vezë e zier do ju ngopë deri në mëngjes dhe nuk do të ndikojë aspak në perimetrin e belit tuaj.
Perimet
Një sallatë perimesh është shumë e mirë, pasi furnizon trupin me lëndë ushqyese pa shkaktuar probleme me shëndetin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.