Në të gjithë botën po shihen mënyra sesi mund të nxiten njerëzit të vaksinohen kundër koronavirusit. Në New York, ata që pranojnë të marrin dozat e vaksinës, marrin patate të skuqura dhe hamburgerë dhuratë.
Kurse në West Virginia ka njoftuar se ata që vaksinohen, mund të fitojnë pesë armë gjahu, pesë pushkë gjuetie dhe pesë licenca gjuetie gjatë gjithë jetës. Këto dhurata janë ideale për shtetin që është i famshëm për gjueti, me shumë banorë të angazhuar intensivisht në të.
Përveç kësaj, ofrohen dy bursa për studime universitare, dy kamionë, 25 udhëtime dy-ditore në parqet kombëtare të shtetit, ndërsa personi me fat do të fitojë një milion dollarë. Arsyeja për këto dhurata është se në Virginia ka një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në procesin e vaksinimit, me të paktën 51.1% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.