Zvicra po kërkon dëshmi të forta për çiftet dykombëshe, në rast se duan të futen në këtë shtet për vizita turistike. Çiftet e pamartuara duhet tu japin dëshmi autoriteteve zvicerane se janë në lidhje.
Dëshmi e marrëdhënies, historitë e mediave sociale, fotot ose postat elektronike, janë vetëm disa nga faktet që duhet të dëshmohen në sekretariatin shtetëror të migracionit në Zvicër.
Personat nga vendet që nuk janë në BE ose në zonën Shengen aktualisht lejohen të hyjnë vetëm në Zvicër “në raste të një nevoje ekstreme”.
Përjashtime bëhen vetëm për çiftet e pamartuara dhe që plotësojnë kërkesat e mësipërme se janë në lidhje që një kohë.
Fotot romantike më të vjetra se 1 vit në Facebook dhe Instagram thuhet se janë dëshmia më e fortë që mirret për bazë nga autoritetet zvicërane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.