Tregtari 4 Star Classics ofroi për shitje një kopje të ruajtur mirë të sedanit sportiv Alpina B9, me bazë BMW 5 Series E28, një nga vetëm 577 njësi të prodhuara, shkruan Autoblog.
Alpina B9 kaloi dy vjetët e parë në Gjermani, më pas iu shit një blerësi nga Japonia ku qëndroi për 32 vjet, për të përfunduar te pronari aktual në vitin 2017.
Vetura ka ngjyrë të kaltër të errët, grafikë të artë Alpina, rrota Alpina 16-inç, dy tuba shkarkimi të vendosur në qendër, ulëse sportive me vija blu dhe jeshile, timon lëkure Momo, timon druri Alpina etj.
Posedon një motor 3.5-litra me gjashtë cilindra që sigurojnë 180 kuaj fuqi, i shoqëruar me një transmision manual me 5 shpejtësi.
Përshpejtimi nga 0 në 96 km/orë zgjat 6.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 240 km/orë. Çmimi i veturës kap shifrën 35 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.