×
  • Extra
  • Extra

    Pas picës me ananas, vjen dhe pica me gjinkalla

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 23:57

    Një restorant në Ohio duket se ka gjetur një përdorim tjetër për gjinkallat dhe ka sjellë një risi për picat. Kështu, për herë të parë është prodhuar pica me gjinkalla, e quajtur “Spicy Thai Cicada Pie”.


    Në një postim në Facebook ku reklamohet shpikja më e re, restoranti vuri në dukje se pavarsisht eksperimentit ata nuk janë të sigurt nëse kjo është e ligjshme.

    Gjinkallat nuk klasifikohen si të rrezikshme, megjithatë Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka paralajmëruar njerëzit të mos hanë insektet nëse janë alergjikë ndaj prodhimeve të detit.

    “Këto insekte kanë një lidhje familjare me karkalecat” , njoftoi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

    Pica filloi të përhapej si një fenomen global në shekullin e 20-të, por në fakt, ajo e bëri udhëtimin e parë përtej oqeanit, e më larg, para 2000 vjetësh. Në thelb, një picë e vërtetë napolitane bëhet me përbërës të thjeshtë: ujë, miell, kripë dhe maja, pa yndyra të shtuara ose sheqerna. Por, ndryshime në recetën e saj ka pasur gjithmonë, madje edhe brenda Italisë. E ndërsa në botë, ajo e ka kapërcyer recetën e saj origjinale italiane me përshtatje të reja dhe të çuditshme, nga picat me patate të skuqura e deri tek ajo me ananas në Havai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!