Barcelona ka vendosur që në sezonin e ri të prodhojë edhe fanellën e katërt, e cila do të përdorët vetëm në ndeshje të veçanta.
Katalunasit nga sezoni i ardhshëm do të kenë katër fanella në dispozicion.
Fanella e katërt e Barcelonës, do të jetë e dizajnuar nga flamuri i Katalonisë.
Edhe pse nga renditja do të jetë fanella e katërt, kjo fanellë do të përdoret në ndeshjet e mëdha të Barcelonës, përveç atyre në Bernabeu kundër Real Madridit sipas gazetës.
Barcelona në Bernabeu do të paraqitet me ngjyrat tradicionale, dhe fanella e katërt nuk do të vishet për arsye komerciale.