Superveturat e “OneLife Rally” do të zbarkojnë sërish në Kosovë, të hënën e 28 qershorit 2021. Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës i këtij eveti të grupit “Marakli t’Kerreve” dhe e transmeton LIVE në Facebook.
Kosova për të dytën herë ndodhet në hartën e vendeve që do të parakalojnë super-veturat e organizimit të njohur botëror “OneLife Rally”.
Më 28 dhe 29 qershor 2021 super-veturat të ndryshme nga e gjithë bota, do të zbarkojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën organizimin e grupit “Marakli t’Kerreve”.
Krahas sponsorëve të këtij eventi, këtë vit edhe Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është një nga mbështetësit zyrtar të organizimit.
Por këtë vit, “OneLife Rally” nuk do të jetë vetëm një parakalim ‘checkpoint’ në Kosovë. Superveturat këtë vit do të qëndrojnë një natë të zbarkuara në Prishtinë. Madje, në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Njoftimi është dhënë nga vet organizatoret e eventit në Prishtinë, grupi “Marakli t’Kerreve”, përmes facebook-u.
“OneLife Rally” këtë vit nisen nga Stambolli më 26 qershor 2021 për të përfunduar më xhiron në Pragë, më 3 korrik 2021.
Eventi në Prishtinë i organizuar nga “Marakli t’Kerreve”, i arritjes së super-veturave në sheshin kryesor të Prishtinës, më 28 qershor 2021, do të transmetohet LIVE në facebook të Gazetës Online ‘Reporteri’ dhe në Kanal10.