×
  • Extra
  • Extra

    Vendi ‘kallet’ nga vapa, televizioni publik i Kroacisë shkruan se ‘diku bie pak borë’

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 14:29

    “Po bie borë në Kroaci”. Kjo u njoftua këtë mëngjes në teletekstin e Radio-Televizionit Kroat (HRT).


    Dhe kjo ka ndodhur edhe pse sipas mediave vendase, qartazi moti në këtë vend ballkanik gjatë ditës ka qenë i kthjellët dhe madje shumë nxehtë.

    Por ajo që më së shumti “ka befasuar” njerëzit ishte fakti se teleteksti i HRT thotë – “në Karlovac sot bie pak borë”, ndonëse paralajmëron se temperaturat do të jenë deri në 31 gradë.

    Një gabim i tillë, siç vihet në pah, qëndroi hiq më pak se një orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!