Në skenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nesër do të ngjiten balerinët e vegjël të studios “Pirouette”.
Ata do të luajnë premierën e baletit modern “Ready to fly”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shfaqja do të jepet nesër nga ora 13:00 në skenën kryesore të Teatrit Kombëtar.
“Ready to Fly” është një shfaqje e baletit modern për fëmijë e realizuar nga Luljeta Ademi dhe asistentja Elmedina Berisha.
Kostumet e bukura të valltarëve të vegjël, i ka realizuar Sanie Imeraj.
Vlen të theksohet se aty do të përformojnë nxënësit e studios së baletit “Piroutte”.
