×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ylli i You Tube mashtron adhuruesit në Prishtinë, bëhet kinse po alivanoset

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 21:17

    Ylli i You Tube dhe i rrjeteve tjera sociale, Vitaly Zdorovetskiy, me ekipin e tij nga “One Life Rally” ka arritur në Prishtinë me super vetura sportive.


    Me të mbërritur, Vitaly ka mashtruar fansat e tij në Prishtinë, të cilët dëshironin të bënin foto me të, duke u bërë kinse po alivanoset.

    Fansat e tij të shqetësuar, në videon e postuar nga ai, shihen teksa e lagin me ujë atë për ta këndellur, duke menduar se ai vërtet është alivanosur, por pas pak çastesh, ai u zgjua duke iu treguar se është veç një mashtrim që e përdori duke e postuar në Instagram.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Vitaly (@vitalythegoat)

    Vitaly njihet për videot e tij në YouTube, ku poston shumë rrengje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!