×
  • Extra
  • Stil

    Shtrëngimi i duarve me partnerin gjatë procesit të lindjes bën mrekulli

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 12:23

    Nëse po pyesni veten se çfarë mund të bëni që t’ia lehtësoni partneres dhimbjet e lindjes, thjesht mbajini dorën, kaq mjafton.


    Një studim në “Colorado University” doli në përfundimin se prekja e duarve, pra ndërveprimi fizik ul ndjesinë e dhimbjes te femra gjatë lindjes.

    Kështu u pa se midis grave që lindën duke mos ia mbajtur askush dorën, duke ia mbajtur partneri apo një i panjohur, ato të cilat patën një shtrëngim duarsh plot dashuri e patën më të lehtë të lindnin.

    “Isha në dhomën e lindjes dhe s’po dija çfarë të bëja. Gruaja më tha t’i mbaja dorën dhe të mos flisja. Ajo u kap pas dorës time dhe kjo e ndihmoi shumë.” tha njëri nga të intervistuarit.

    Kjo situatë është diçka e ngjashme me rastin kur ju vriteni apo jeni sëmurë dhe dëshironi një të afërm pranë që ta keni si mbështetje. Me babain e fëmijës në krahë, gruaja lind më lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!