Mungesa e hapësirës në xhamitë e Prishtinës, detyron besimtarët myslimanë që Xhumanë ta falin në oborre të xhamive por edhe në rrugë.
Një skenë e tillë është parë edhe sot si çdo të premte. Kjo ka bërë që këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila njihet edhe si besimtare e madhe të reagojë, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka adresuar kritika në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e ka pyetur se kush duhet të marrë përgjegjësi për njerëzit që po falen në rrugë.
“Ku është xhamia Shpend Ahmeti? Kush duhet të marrë përgjegjësi për këta njerëz që falen rrugëve, në mungesë të një objekti fetar”, ka shkruar Leonora në Instastory. /Reporteri.net
