Një skemë tmerri ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në Zografou të Greqisë ku një 54 vjeçar qëlloi me thikë kalimtarët në rrugë duke lënë 4 të plagosur.


Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur autori, i cili ishte arratisur nga spitali Psikiatrik sulmon njerëzit me thikë.

Kamera tregon autorin e krimit 54-vjeçar që i afrohet pronarit të një furre buke dhe e godet atë në shpinë.

Reklamë

I plagosuri bie përtokë, megjithatë 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë atë. Miku i pronarit që ishte në vendin e ngjarjes habitet dhe përpiqet të ndalojë autorin, por më pas edhe ai sulmohet.