Sipas një studimi turk, vaksina kineze CoronaVac ofron 100% mbrojtje ndaj shtrimit në spital dhe vdekjes. Përfundimet e studimit u publikuan nga studiuesit turk në një konferencë evropiane.
Rezultatet e provës së fazës 3 të vaksinës kineze CoronaVac (e njohur edhe si Sinovac) në Turqi treguan se ajo siguron mbrojtje prej 83.5% ndaj infeksionit simptomatik pas dy dozave dhe 100% kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, sipas njoftimit të shkencëtarëve turq në Konferencën Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (EÇMID), ndërsa në të njëjtën kohë ata bënë botimin përkatës në revistën mjekësore “The Lancet”.
Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Murat Akova i Shkollës Mjekësore të Universitetit Hacettepe në Ankara, thanë se vaksina është e sigurt dhe se efektet anësore të saj janë kryesisht të lehta dhe nuk zgjasin më shumë se një ditë. /oranews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.