×
  • Extra
  • Extra

    E la derën e ballkonit hapur për t’u freskuar, në mëngjes gruaja gjen komshiun në shtrat duke e ngacmuar

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 8:45

    Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në Palermo të Italisë. Një grua gjeti në mëngjes, në shtratin e saj komshiun, i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.


    Sipas mediave italiane, pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lë derën e ballkonit të shtëpisë gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej.

    Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

    Viktima tentoi ta largonte me forcë, por i njëjti nuk dorëzohej. Më pas ajo filloi të bërtiste, çka e detyroi atë të largohej.

    Pasi njoftoi policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor.

    Kurse 36-vjeçari i dyshuar u arrestua.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!