×
  • Extra
  • Extra

    Hapet pishina më e thellë në botë – mund të luani edhe “rake taqke”

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 10:28

    Tashmë shtëpia e rrokaqiellit më të lartë në botë dhe qendra më e madhe në botë, Dubai sapo ka hapur një atraksion tjetër rekord – pishinën më të thellë të zhytjes në botë.


    Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina “Deep Dive Dubai” – ka vjedhur rekordin nga Deepspot i Polonisë, i cili ka një thellësi mbi 45 metrash.

    Pishina “Deep Dive Dubai” është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët – sa gjashtë pishina me madhësi olimpike – dhe është të paktën katër herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.

    Guinness i dha titullin “Pishina më e thellë për zhytje” më 27 qershor, raporton cnn. Objekti është i hapur për personat me ftesa, por do të hapet për publikun më vonë këtë vit.

    Princi i kurorës së Dubait, Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i etur, ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau përvojën e tij në mediat sociale, transmeton Telegrafi.

    Temperatura e ujit arrijnë deri në 30 gradë Celsius, një temperaturë komode për të veshur rroba të holla ose rroba banje.

    Pishina e brendshme është e vendosur brenda një strukture në formë guace deti 1,500 metra katrorë, një shenjë për historinë e Emirateve të Bashkuara Arabe si një komb i zhytjes në perla.

    Zhytësit mund të eksplorojnë apartamente të “braktisura” të fundosura të qytetit dhe të luajnë “rake-taqke”. Sistemet moderne të ndriçimit dhe zërit janë vendosur brenda pishinës për të krijuar atmosferë të ndryshme.

    Një dhomë për redaktimin e mediave është në dispozicion afër objektit. Deep Dive Dubai ofron kurse si për fillestarët e zhytjeve ashtu edhe për zhytësit e certifikuar. Zhytësit gjithashtu mund të eksplorojnë pishinën dhe qytetin nënujor vetë pas një turneu me një nga udhëzuesit e zhytjes në vend.

    Rreth 56 kamera janë instaluar rreth pishinës për të garantuar sigurinë e zhytësve në çdo cep. Ai gjithashtu ka dhomën hiperbarike më të përparuar të rajonit – me një kapacitet prej 12 personash – në rast emergjence.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!