×
  • Extra
  • Extra

    Bujku refuzoi ta shesë tokën, tani e korrë grurin e rrethuar nga banesat

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 15:26

    Në internet janë publikuar pamje të një kombajne duke e korrë arën me grurë të rrethuar nga blloqet e banimit, pasi pronari i tokës kishte refuzuar t’ua shiste pronën investitorëve të ndërtimit.


    Në video shihet fermeri Michal Mysloëski duke e futuar kombajnën në arën që ndodhet vetëm disa metra larg ndërtesave me shumë kate në Lublin të Polonisë.

    Fermeri tha se banorët nuk kanë problem me këtë gjendje dhe se e kuptojnë që ai duhet ta kryejë punën. Një banor madje dha kompliment për pamjen e pazakontë.

    Edhe përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan ndaj videos interesante, duke e çmuar vendosmërinë e fermerit për ta punuar tokën.

    “Ne kemi një zëvendësim për fshatin në qytet. Si banor, mund të them se s’na pengon aspak, përkundrazi. Kjo është pamje më e mirë nga dritarja sesa bllok pas blloku”, shkroi në Facebook një banore e quajtur Katarzyna.

    Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale shkroi: “Dikush do të jepte gjithçka për pamje të këtillë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!