×
  • Extra
  • Extra

    Reagimi i Princit të vogël pas golit të Anglisë bëhet viral

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 16:22

    Princi George vodhi vëmendjen e të gjithë botës mbrëmë, pasi ishim dëshmitarë të gëzimit të tij pasi shënoi gol Anglia, si dhe dëshpërimit të tij kur Italia e fitoi finalen.


    Shtatë vjeçari, George ndoqi ndeshjen me prindërit e tij, Kate Middleton dhe Princin William, në pjesën VIP, ku ai brohoriti në mënyrë euforike për Anglinë, e cila fillimisht mori epërsinë 1-0, por humbi në penallti.

    Familja mbretërore filloi mbrëmjen me humor të mirë, si dhe i gjithë kombi anglez, dhe George iu lejua të qëndronte zgjuar më gjatë për një rast të veçantë. George, i cili shikoi ndeshjen e Anglisë kundër Gjermanisë me prindërit e tij, ishte i veshur njëjtë si dhe babai i tij.

    Pas himnit, George brohoriti me entuziazëm, duke tundur krahët. Kur Anglia shënoi, princi i vogël përqafoi nënën e tij nga entuziazmi, por në fund mbrëmja përfundoi në zhgënjim për britanikët.

    Familja mbretërore ishte midis 60,000 tifozëve në stadium dhe ndeshja u ndoq edhe nga Kryeministri Boris Johnson dhe gruaja e tij Kerry. David Beckham, Kate Moss dhe Tom Cruise ishin gjithashtu në ulëset VIP./gazetametro.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!