Çmimet në Malin e Zi kanë mbetur të pandryshuara në shumë vende këtë sezonë, por kjo është arsyeja pse Ulqini përjetoi një lulëzim të veçantë pas verës së kaluar, e cila ishte një verë e pazakontë për shkak të pandemisë.
Ulqini tani është i mbushur me turistë deri në 75 përqind të kapaciteteve, dhe është interesante që ushqimet e shpejta po paguhen goxha shtrenjtë, transmeton Reporteri.net.
Kjo ka irrituar edhe turistët, derisa njëri prej tyre ka publikuar edhe faturën që ka paguar për një porcion qebapë.
Ai thotë se pagoi 10 euro për një porcion qebapë, që do të thotë 1 euro për qebap.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.