Hap pas hapi bota po konformohet me vendin që po zënë homoseksualët, trangjinorët, tranvertit etj. Një lajm i fundit konfirmon se kompania e fluturimeve Lufthansa do të ndalojë së përshëndeturi me frazën tipike “Zonja dhe Zotërinj” para nisjes së avionit. Do të mjaftohet thjesht me një “Përshëndetje”, që mund të duket e ftohtë, por është krejt neutrale.
Vendimi është konfirmuar nga zëdhënësja për mediat Anja Stenger: “Një përshëndetje e thjeshtë mund të duket e ftohtë, por është respektuese dhe neutral ndaj gjinive. Diversiteti për ne ka rëndësi dhe duan që këtej e tutje të jemi më të vëmendshëm ndaj gjuhës”.
Një linjë kanadeze e ka hequr termin “Zonja dhe Zotërinj” që prej 2019-ës.
Zgjedhja nëse do të përdorin fjalën “Përshëndetje”, “Mirëmëngjes”, apo “Mirëmbrëma” do të jetë një vendim që do të varet nga kreu i ekuipazhit të kabinës, por nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi direktivat e reja.
Ky rregull do të zbatohet gjithashtu edhe për filialet e kompanisë gjermane: Austrian, Sëiss, Euroëings dhe Brussels Airlines.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar komentet mbi vendimin e Lufthansa-s. Shumë prej njerëzve e konsiderojnë si marketing për të tërhequr vëmendjen dhe klientë të rinj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.