Një unazë e humbur në vitin 2001 e një vajze që vdiq nga kanceri i gjirit pesë vjet më parë në moshën 32 vjeç, i është kthyer babait të saj.
Babai i vajzës në fjalë të quajtur Nicole, është shprehur se ka qenë i humbur në ato momente.
“Unë isha absolutisht pa fjalë, u zhyta në mendime atë moment”, tha Conrad Davis, nga Lisbona, Maine, i cili mori unazën e humbur përmes postës, përcjellë Reporteri.net.
Vajza e Davis, Nicole, e cila punonte në një kopmani, vdiq në 23 maj 2016, nga kanceri i gjirit, dhe unaza është ajo që e bën të mendoj gjithë kohës për të.
“Sinqerisht, kur mbaj unazën, është në të vërtetë si ta mbash për dore”, tha ai.
Davis shtoi se vajza e tij humbi unazën 15 vjet më parë në Universitetin e Maine, por nuk i tha asgjë për të mos e mërzitur atë.
Unaza prej argjendi që mbante emrin e vajzës, Nicole, erdhi së bashku me një letër nga një grua në Whitefield, Maine.
Gruaja shpjegoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili e gjeti, por duke kërkuar zbuluan se vajza Nicole kishte vdekur dhe kërkuan po me ngulm adresën e babait të saj, derisa ranë në gjurmët e tij.
Ndërsa ky i fundit është shprehur se është mirënjohës dhe shpreson se kjo histori do t’i frymëzojë njerëzit të tregojnë mirësi.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.