Një djalë tetë vjeçar i ka shkruar një letër prekëse mësuesit të tij të preferuar në ditën e tij të fundit në shkollë.
8 vjeçari i shkroi një letër mësuesit të sportit, ndërsa e ftoi atë që një ditë të pinin edhe nga një pije bashkë, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.
Ishte nëna e vogëlushit ajo e cila e ndau këtë letër edhe në rrjete sociale.
“Ti ke qenë mësuesi më i mirë. Falemnderit që më ke ndihmuar. Hajde një ditë, të pijmë nga një gotë në bar”, ishin fjalët e 8 vjeçarit.
Nëna e tij gjithashtu shkroi në Facebook se djaloshi i saj mund të shkruajë vetëm me njërën dorë dhe mund të ecë në distanca të shkurtra.
Por, përgjigja nuk mungoi as nga George, mësuesi i tij i preferuar i sporteve.
“Alfie, ti je absolutisht një yll. Unë nuk kam takuar kurrë dikë me kaq paraqitje pozitive çdo ditë. Puna jote nuk ka impresionuar vetëm mua por edhe mësuesit tjerë në shkollë”, shkruan ndër të tjerash.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.