Çiftet që duan t’i bëjnë marrëdhëniet e tyre të zgjasin përgjithmonë duhet t’i kushtojnë vëmendje “ofertave për komunikim”, sipas John Gottmann dhe Julie Gottman, themeluesit e Institutit Gottman, institut ku është përqendruar puna e tyre si studiues dhe psikologë klinikë.
Gjatë gjithë karrierës, ata janë marrë duke vëzhguar se çfarë i bën marrëdhëniet të funksionojnë ose të dështojnë dhe zbuluan se çiftet që përshtaten me nevojat e komunikimit të njëri-tjetrit janë më të suksesshëm.
Një “ofertë për lidhje” është kur partneri thotë ose bën diçka, por nuk bën një pyetje të drejtpërdrejtë. Për shembull, nëse partneri komenton diçka teksa jeni duke shëtitur, ose thotë diçka në lidhje me motin.
Mund të duket sikur këto komente nuk kanë nevojë për përgjigje, por nuk është domosdoshmërisht kështu.
Gottmans studiuan të porsamartuar për 24 orë dhe zbuluan se çiftet që iu përgjigjën ofertave të njëri-tjetrit për lidhje të paktën 85% të kohës, kishin marrëdhënie më të suksesshme gjashtë vjet më vonë.
Ata thonë se të bësh një pyetje vijuese ose të pranosh çfarë thotë personi tjetër është një mënyrë e mirë që ata të ndihen të dëgjuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.