×
  • Extra
  • Extra

    21-vjeçari nga Peja udhëton me biçikletë nga Gjermanisë në Kosovë, pas 28 ditësh takohet me gjyshen

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 9:41

    Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij.


    21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.

    Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte. Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sfidash.

    “Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. kisha mungesë uji, ushqim. nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!