Manchester United, Chelsea, Real Madrid apo edhe Arsenal janë vënë në dijeni se Interi planifikon një eksod masiv gjatë verës.
Yjet që nuk janë të mirëpritur më në Inter, Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, të dy pritet të përfshihen në tregun për transfere me klubin që është duke konsideruar shkarkimin e trajnerit Luciano Spalletti në fund të sezonit, shkruan Reporteri.net
Icardi ka zgjuar interesim tek një varg i madh klubesh europiane por Manchester United janë favoritë të sigurojnë nënshkrimin e argjentinasit, e që Interi janë dakord ta largojnë pas problemeve kohëve të fundit.
Arsenal poashtu janë duke e monitoruar situatën e Perisic i cili dëshironte dëshpërimisht një kalim në “Emirates” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Inter do të pranonin largimin e Icardit në drejtim të United me një shkëmbim me Romelu Lukakun i cili admirohet nga drejtuesit e klubit “zikaltër”.
Sipas gazetave italiane Interi po planifikon edhe shkarkimin e Spalletit pas një kampanje zhgënjyese./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.