Simon Cowell, producenti i njohur i programit ‘X Factor’, ka vendosur që për këtë spektakël talentesh të mos ketë më një sezon të ri. Ndonëse vendimi mendohet të jetë i përkohshëm, ka shkaktuar tronditjen e fansave dhe të gjithë atyre që e kanë nisur karrierën e tyre në skenën e këtij spektakli.
Pas 17 viteve transmetim, Simon Cowell e ka bërë lajmin zyrtar, por ai do të risjellë një program të ri me muzikë dhe konkurrim.
Mendohet se vendimi është i përkohshëm dhe vetëm për sezonin e këtij viti, pra spektakli mund të rikthehet në një fazë tjetër. Për momentin, Cowell është fokusuar në spektaklin e ri.
Grupi i famshëm ‘One Direction’, Olly Murs dhe Little Mix janë vetëm disa nga dhjetëra emra talentesh që kanë dalë nga ‘X Factor’.
‘X Factor’ kishte mesatarisht më shumë se 14 milionë shikues në kulmin e popullaritetit të tij, ndonëse nga viti në vit, shikueshmëria filloi të binte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.