×
  • Extra
  • Extra

    I kanë mbetur edhe 6 muaj jetë, vajzës 9 vjeçare me kancer i plotësohet një nga dëshirat e mëdha që kishte

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 18:17

    Sophie Fairall u diagnostikua me një lloj të rrallë të kancerit që formohet në indet e buta të fëmijëve, por ajo ka vendosur të përmbushë listën e dëshirave të saj.


    Mëngjesin e ditës së sotme (29 korrik) shikuesit e një emisioni britanik “This Morning” shpërthyen në lot pasi 9 vjeçares me kancer të pashërueshëm iu plotësua një nga dëshirat që kishte, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Ajo u shfaq në emisionin e mëngjesit (This Morning) së bashku me nënën dhe babanë e saj, të cilët konfirmuan se kanceri i saj nuk mund të shërohet dhe i kanë mbetur vetëm deri në gjashtë muaj jetë.

    Pavarësisht diagnozës, Sophie mbetet pozitive dhe ka shkruar një listë të gjërave që dëshiron të përjetojë për këtë periudhë të mbetur.

    “Ajo kishte një tumor 12 inç që u hoq në muajin shtator të vitit të kaluar. Fatkeqësisht, tumori u rikthye në qershor, nëntë muaj pas kimioterapisë dhe radioterapisë. Kështu që ata na kanë thënë se nuk ka shërim tani, por Sophie dëshiron të jetë sa më pozitive”, shpjegoi babai i saj.

    Nëna e Sophie tha se ata kishin vendosur të ndërprisnin trajtimin e saj, i cili “nuk kishte qenë një vendim i lehtë”.

    “Ne e dimë se cilat janë pasojat e ndalimit të trajtimit dhe ishte vendim mjaft i vështirë”, u shpreh nena e saj.

    Një nga dëshirat e Sophie në listën e saj kishte qenë të vizitonte studion e This Morning, ndërsa tregoi se e kishte imagjinuar si studio më të madhe.

    Ndërsa, Holly Willoughby, e cila është prezantuesja e preferuar e Sophie, e surprizoi atë përmes një video lidhje ndërsa kjo e fundit i dërgoi edhe një përqafim nga ekrani, ku gjithashtu i dhuroi edhe një kurorë që ajo e kishte përdorur gjatë një emisioni për Krishtlindje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!