×
  • Extra
  • Extra

    Porositi picë, por përbërësi i saj e bëri për spital 24 vjeçaren

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 19:57

    Një kliente e një picerie tregoi se përfundoi në spital pas alergjisë nga domatja.


    24 vjeçarja, Kerry Cook tregoi se asaj i ishte ngatërruar porosia dhe si pasojë ajo përfundoi e “tjetërsuar” në fytyrë, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Vajza në fjalë kishte kërkuar që në vend të salcës së domates t’i hidhnin salcë “barbecue”, por kjo nuk ndodhi.

    24 vjeçarja tregoi se këtë gjë ajo nuk e vuri re duke qenë se sipër saj ishte hedhur djath në sasi më të madhe se zakonisht.

    Cook tregon se personeli i picerisë nuk i kërkuan falje dhe se ajo çfarë mori në kthim ishte thjesht një kupon për ta shfrytëzuar tek ata.

    Familja e 24 vjeçares treguan se fytyra e saj filloi menjëherë të enjtet edhe pse hëngri vetëm dy pjesë të picës dhe u desh ta dërgonin në spital ku qëndroi aty për 5 orë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!