Një vajzë nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetin social “TikTok”, e së fundmi ajo është komentuar mjaft shumë edhe për pamjen e saj, për të cilën u tha se ka ngjashmëri të madhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Beby_ot”, është emri që ajo ka vendosur në llogarinë e saj në “TikTok”, e ku në vazhdimësi ndan video atraktive me ndjekësit e saj.
Shqiptarja nga Kukësi e ndjekur nga 31 mijë persona, së fundmi ka publikuar një video ku ka thënë se ka ngjashmëri me presidenten Osmani, pasi që ka flokët kaçurrela e po ashtu edhe mollëzat.
“Të gjithë në komentet e videos së fundit më keni thënë që ngjajë me Vjosa Osmanin, besoj që ngjajë nga mollëzat dhe flokët”, thotë ajo në videon e fundit të shpërndarë, transmeton Telegrafi.
Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.