Po vazhdon suksesi i bizneseve të cilat, përpos punës në Kosovë, po bëjnë edhe eksport jashtë vendit.


Modelet unike nga druri, ahu, tavolina të punuara me shumë kujdes e shije nga Fabrika e Drurit “Qendra” e cila gjendet në Pozheran të Vitisë, tashmë kanë zënë vend në një restorant prestigjioz në Gjermani.

Tani komplet hapësira e Pizzerisë Bueno, përmban inventarin e kësaj fabrike të mobileve, e cila shquhet për ambiente unike e komode.

Reklamë

Më poshtë gjeni edhe fotot se si duket ambienti perfekt i kësaj hapësire, i kombinuar me tavolinat e karrigat e mobilierisë nga Vitia.