Kompania Mountain View së shpejti do të ndalë përkrahjen për pajisjet që gjatë një dekade punuan në Android 2.3.7 apo ndonjë version më të dobët.
Kjo nënkupton që nuk do të funksionojnë Android 1.0, 1.1, 1.5 Cupckae, 1.6 Donut, 2.0 Eclair, 2.2 Froyo dhe 2.3 Gingerbread.
Google u ka dërguar letër të gjithë përdoruesve të sistemeve të lartcekura, duke ua bërë me dije që nga 27 shtatori nuk do të mund të qasen në Gmail, YouTube, Play Store dhe Drive.
E nëse duan të vazhdojnë t’i përdorin të gjitha këto, duhet të azhurnojnë androidin e tyre në të paktën 3.0.
Sipas informacioneve jozyrtare, aktualisht 7 për qind e përdoruesve kanë Android që Google më nuk do ta përkrahë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.