×
  • Extra
  • Extra

    Thaçi nga Haga e uron nënën për ditëlindje

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 19:29

    Nëna e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Hyra Thaçi, sot feston ditëlindjen e 84-të.


    E në këtë ditë të veçantë nuk ka mundur të jetë i pranishëm djali i saj Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, por ky i fundit gjithsesi e ka uruar përmes një thirrjeje telefonike.

    Është djali i Thaçit, Endriti, i cili përmes një Instastory ka publikuar momentin kur nëna e Hashim Thaçit bisedon me djalin e saj në telefon.

    “Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja në telefon me babin”, ka shkruar Endriti poshtë fotografisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!