Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, pasi ka nxjerrë në shitje për 1.500 euro një xhemper me shqyerje të shumta për stilizim.


Vrimat janë kudo: në gjoks, krahë dhe shpinë, duke bërë që të shpërthejnë komentet tallëse nga komentuesit.

“Të shpenzosh 1.500 euro për t’u dukur si i pastrehë”, ka shkruar njëri prej komentuesve.

Reklamë

Balenciaga është themeluar në Spanjë, nga Cristobal Balenciaga, i cili konsiderohej si “Mbreti i modës” dhe u përshkrua si “mjeshtri ynë” nga Christian Dior.

Marka u transferua në Paris pas Luftës Civile në Spanjë. \a2news