×
  • Extra
  • Extra

    Njihuni me familjen koreonojugore që zgjodhën Prizrenin si vend për të jetuar e vepruar

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 22:47

    Koreanojugori Donghyeok Shin i cili ka ardhur nga atje për të jetuar në Prizren thotë se gruaja e tij kishte dëshirë që së bashku të vijnë në Kosovë për të jetuar.


    “Hera e parë ishte e vështirë të jetojmë këtu por tashmë gruaja ka shumë shoqe këtu dhe tani jemi në rregull. Unë punoj si mjeshtër i artëve marciale “Hakido” që më shumë është vetëm për vetëmbrojtje”, është shprehur Shin në emisionin Klanobusi.

    Ai thotë se ka një sallë për ushtrime të tilla ndërsa shqiptarët sipas tij kanë shumë talent për sportin e karates.

    Shin, thotë se gjuhen shqipe e konsideron më të rëndë se sa atë koreane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!