Zjarret kanë pushtuar edhe Varibobin e Greqisë ku pamjet që janë shkrepur nga momentet e flakëve janë të rënda. Në foto shikohen kafshët që janë në luftë për t’i mbijetuar flakëve.
Zjarrfikësit dhe qytetarë të thjeshtë arritën të shpëtonin dhjetëra kafshë. Fotoja e një vajze që përqafon kalin e saj në zjarr dhe zjarrfikësit që përpiqen t’i japin ujë një qeni, ndërsa një tjetër i fut këmbën në ujë për t’i qetësuar plagën e shkaktuar nga zjarri po bëjnë xhiron e rrjetit.
Pamje të tjera trishtuese janë imazhet e kuajve duke vrapuar për t’i shpëtuar flakëve. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Greke të Kuajve, disa kuaj u transportuan me kamionë.
Shumë pronarë, me postimet e tyre në rrjetet sociale, po kërkojnë kafshët shtëpiake, ndërsa disa dashamirës të kafshëve që janë kujdesur për to, i publikojnë ato në internet, me shpresën se do të gjejnë përsëri familjen e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.