×
  • Extra
  • Extra

    Polici serb kontrollon dokumentet, kosovari ia lëshon me zë këngën e Adem Jasharit

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 10:35

    Një kosovar ka realizuar një dëshirë të tij, duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.


    Shkëlqim Bega, ka shpërndarë video në rrjetin social “Tiktok”, ku edhe ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e tij.

    Video tashmë është bërë virale në rrjete sociale, duke u shpërndarë gjithandej nga shqipfolësit.

    “E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar ai sipër videos që është pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente, transmeton telegrafi.

    Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!